Qeveria e gatshme të takohet me ilegalët e veriut

Qeveria e Kosovës duket të ketë ndërruar mendje sa i përket komunikimit me përfaqësuesit ilegalë të veriut.

Për të tejkaluar këtë gjendje, njofton KTV, këshilltarja e kryeministrit Hashim Thaçi, Dhurata Hoxha, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë takime edhe me kryetarët ilegalë, nëse ata zgjidhen nga qytetarët e asaj pjese.
Në veri të Kosovës funksionojnë disa komuna me këshilltarë e kryetarë të dalë nga votimet e bëra sipas ligjeve dhe kushtetutës së Serbisë.