Këngëtari Prince do të duhet t’ia paguajë katër milionë dollarë një kompanie prodhuese të parfumeve.
New Musical Express njofton se kompania Revelations Perfume & Cosmetics e ka paditur krijuesin e hitit “Purple Rain” pasi nuk e ka respektuar një marrëveshje nga viti 2008.
Në bazë të marrëveshjes, Prince është dashur ta promovojë parfumin e quajtur “3121”, ashtu që gjatë koncerteve të tij të ndaheshin mostra pa pagesë të parfumit.
Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur dhe kompania ka marrë aktivitete ligjore për këtë çështje.