Tinejxheri nga Prishtina, Agon Abdullahu, i njohur si Noga Beatbox, ka lansuar videoklipin e ri të këngës “Ku Je” në bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin Andin Randobrava.
Videoklipi është punuar në dy lokacione, në Gjermani dhe në Prishtinë, teksa skenat i përshtaten pikërisht stilit të këngës – një baladë e cila flet për një dashuri që nuk arriti të shkojë deri në fund.
Teksti i këngës dhe në tërësi për të është përkujdesur vet Andin Randobrava, teksa shoqërohet nën interpretimin e vet Andinit dhe Nogës, i cili tashmë është i njohur për bashkëpunimet e tij të suksesshme.
Së fundmi Noga ka lansuar dhe albumin e tij të ri, “Unstopable”, i cili tashmë është në shitje, teksa në të janë shumë befasi të cilat Noga ka refuzuar t’i zbulojë për mediat. Këtë ai pritet ta bëjë të premtën në emisionin "Zonë e Lirë" me Arian Çanin, ku do të promovojë albumin e ri dhe klipin.