Ozil shënoi golin e barazimit 1-1 për Realin, por bavarezët shënuan një gol të vonshëm me anë të Mario Gomez për ta fituar ndeshjen e parë në Fußball Arena, ku do të zhvillohet edhe finalja e garës evropiane.
“Disfata 2-1 është një rezultat i hidhur për ne, por jam i bindur se ne do të fitojmë në shtëpi. Ne kemi besim në fuqitë tona dhe jam i sigurt se do të arrijmë në finale. Jam ca i dëshpëruar me disfatën, por kam një ndjenjë pozitive. Ne do të shihemi sërish në Munich”, ka thënë Ozil.