Deputeti i Koalicionit “Kosova e Re”, Muhamet Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur ta pranojë planin e zhvillimit ekonomik të hartuar nga ky koalicion.Tregon se Qeveria e Kosovës gaboi kur nuk e pranoi zbatimin e planit të hartuar nga Koalicioni për Kosovë të Re. Sipas tij, ky plan do ta zhvillonte shumë Kosovën në aspektin ekonomik.
Deputeti i Koalicionit për Kosovë të Re, Muhamet Mustafa kritikoi planin e Qeverisë të hartuar në Bansko të Bullgarisë, pasi që sipas tij, ky plan nuk ka dhënë deri më tani as edhe një rezultat dhe se ekonomia kosovare mbetet në status quo, tha ai gjatë një intervistë për “Tribunën Shqiptare”.
Mendon se grupi G15 nuk do të bëhet parti politike, por do të mbetet si një grup ekspertësh që do të kërkojë aleatë për t’i bërë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë.
Nuk dëshiron më post në Qeverinë e Hashim Thaçit, ndërsa thekson se nëse zgjedhjet presidenciale mbahen këtë vit dhe Behgjet Pacolli do të kandidonte, atëherë vota e grupit G15 do të shkonte për zëvendëskryeministrin aktual.