Këngëtarja nga Shqipëria, Evi Reçi, është duke u përgatitur për projektin e saj të ardhshëm muzikor.
Evi këto ditë bëhet gati të hedhë në tregun muzikor videoklipin e këngës “Zhdukem ngadalë”, xhirimet e të cilit janë realizuar në Firence, ku Evi Reçi studion e jeton.
“Kënga e re është një tjetër kompozim nga Flori Mumajesi, pra një produksion i ‘Threedots’ dhe është xhiruar në Firence, pikërisht në qytetin ku unë jetoj”.
“Shpresoj që t’ju pëlqejë pasi kemi filluar të punojmë prej shumë kohësh dhe kemi vënë gjithë dëshirën për artin brenda tij”, ka thënë Evi për mediat shqiptare.