Aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare nuk e shtynë zëvendësministrin e Financave, Astrit Haraqija që të japë dorëheqje.
Ai për “Tribuna Shqiptare” ka thënë se e ka ndërgjegjen e pastër, nuk ka bërë keqpërdorime, ndërsa shpreson se gjykata shumë shpejt do ta japë verdiktin e saj.
I pyetur për këtë çështje, zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi është përgjegjës për shkarkime, në raste të ngjashme.