Legjenda braziliane, Ronaldo, beson se finalja e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve do të diskutohet mes dy ish-klubeve të tij, Barcelonës dhe Real Madridit.
Gjiganti katalanas do të ketë përballë Chelsean në gjysmëfinale, përderisa Real Madridi do të ketë punë me Bayernin e Munichut, para finales së madhe të Allianz Arenës, duel të cilin tashmë e sheh para syve ‘fenomeni’.
“Real Madridi dhe Bayerni i Munichut janë në nivel të lartë dhe do të jetë gjysmëfinale e vështirë për t’u fituar, por besoj se Reali do të shkojë tutje”.
“Spanja është duke vuajtur nga kriza ekonomike, por të dyja ekipet, Barcelona dhe Real Madridi janë në nivel më të lartë se të tjerët. Liga e Kampionëve do të vendoset mes tyre”, është shprehur Ronaldo.