Vdes qeni më i shëmtuar

Qeni më i shëmtuar në botë, i quajtur Yoda, ka vdekur pas 15 vitesh jetë.

Yoda u bë i njohur pasi në vitin e kaluar në një garë në Kaliforni u shpall qeni më i shëmtuar për shkak të qimeve të shkurtra, gjuhës së varur dhe këmbëve të gjata pa qime.
Pronarja e tij, Terry Schumacher, asokohe përfitoi një shumë prej 1.000 dollarësh.
Schumacher e kishte gjetur Yodan prapa ndërtesës ku jeton, ndërsa kishte menduar se ishte një mi i madh.