Në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe tek varrezat në Prekaz, por nuk ka hyrë në kullën e Jasharajve.
"Familja Jashari ka dhënë shumë për këtë vend. Sakrifica e tyre do të nderohet për jetë", citon Indeksonline të ketë thënë kryeministri, ku thuhet se ai ka ikur menjëherë duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve, se pse nuk e viziton familjen Jashari.