Rusia mbetet partneri më i afërt i Serbisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremic kanë deklaruar se qëndrimet e Rusisë dhe Serbisë, sa i përket çështjes së Kosovës përputhen në tërësi.

Në konferencën për shtyp, pas bisedimeve, siç raportojnë mediat serbe të dy ministrat kanë thënë se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, rezolutës 1244 dhe në dialogun Beograd – Prishtinë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë ka theksuar se “praktikisht nuk ka kurrfarë ndryshimesh në marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë”, pasi Beogradi e ka fituar statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian.