Konsumatorët pak dinë për të drejtat e tyre

Një hulumtimi i bërë nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, “STRAS” ka nxjerr në pah të dhënë që dëshmojnë për nivelin e ulët të informimit të konsumatorit rreth të drejtave të tij, por edhe për besueshmërinë që konsumatori ka ndaj produkteve që konsumon.

 Në 12 pyetjet të cilat janë përgjigjur 1 mijë respodentë, më shqetësuese është fakti se 87 për qind u besojnë laboratorëve të huaj, kurse 35 për qind të të anketuare mendojnë se produktet të cilat prodhohen në vend kanë cilësi të kënaqshme. Sipas hulumtimit del se 76 për qind e të anketuarve nuk kanë bërë asnjëherë ankesë në institucionet përkatëse, për vërejtjet që kanë.
Drejtori i Qendrës “Stras”, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i vlertave dhe potencialeve të reja që ka kjo shoqëri dhe sjellja e produkteve cilësore që do të ndikojnë qoftë në shoqëri, qoftë për kualitet të jetës.
Studimi i këtij hulumtimi, sipas drejtorit të qendrës “Stras”, është bërë me qëllim të vetëdijesimit të konsumatorëve me produktet të cilat i konsumojnë.
Për më tepër, ai ka theksuar se nuk është vërejtur përparim ligjor në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit. Sipas tij, procedurat për shkatërrimin e produkteve të rrezikshme të konfiskuara mbetet sfiduese për shkak të kornizës jo të plotë ligjore si dhe mungesës së objekteve të përshtatshme.
Sipas Rexhepit, përgjigjet e nxjerra nga konsumatorët dalin të jenë shqetësuese në disa aspekte. “Unë dua të bëjë dy komente të shkurtër rreth dy-tri pyetjeve, ku përgjigjet që kemi marr nga të anketuarit janë shqetësuese. A jeni në dijeni për ekzistimin e laboratorëve, pak e mjaftueshëm janë mbi 60 për qind që vërtet është një alarm. Por edhe më shqetësuese është fakti se 87 për qind ju besojnë laboratorëve të huaj, do të thotë ka humbur besimi te faktori i brendshëm, ose vetëm 35 për qind të të anketuare produktet të cilat prodhohen në vend mendojnë se kanë cilësi të kënaqshme apo cilësi të lartë për konsum. Fakti tjetër se 76 për qind e të anketuarve kurrë nuk kanë bërë ankesë pa marrë parasysh vërejtjeve që kanë”, ka thënë Rexhepi
Nga ana tjetër, edhe kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke përgëzuar autorët për punën që kanë bërë, ka thënë se të dhënat nga ky hulumtim janë alarmante. Sipas tij, e tëra kjo tregon për një nivel jo të kënaqshëm të vetëdijesimit të konsumatorëve.
Ai ka shtuar se Kosova është duke shpenzuar kohë dhe retorikë vendore për promovimin e produkteve vendore. “Dua të besoj se një analizë e tillë do të jetë një udhërrëfyes për institucionet vendore se kah duhet të orientohen. Nëse nuk kthehet vetëbesimi të konsumatori atëherë nuk do të ketë promovim të prodhimit vendorë, nuk do të ketë konsum të prodhimit vendor. Në qoftë se këta dy indikator nuk do të jenë të fort atëherë si do të ketë gjenerim të zhvillimit ekonomik. Pra, vërtet është një hulumtim i cili në rend të parë e qetë të vërteten në shesh, por është më se e vërtet se e vërteta brengosë. Dhe le të jetë ky një mesazh që duhet të jemi të orientuar kah konsumatori të mendojmë për konsumatorin dhe të përkujdesemi për konsumatorin”, tha Gërxhaliu.
Me këtë rast, Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, “Stras” dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, në mënyrë që të kontribuohet edhe më shumë në vetëdijesimin dhe të drejtat e konsumatorit.