Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi gjatë një takimi me anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës, njëherësh sekretari i Parë i Partisë për Pekinin, Liu Çi dhe delegacionin që e shoqëronte ka folur edhe për çështjen e Kosovës.
Ai gjatë këtij takimi theksoi se pavarësia e Kosovës ka prodhuar stabilitet në rajon.
“Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën është një vendim që sjell stabilitet në rajonin e Ballkanit. Një opinion, i cili do t’i shërbejë më tej sigurisë dhe qëndrueshmërisë së rajonit”, është shprehur Ruçi.