Kryebashkiaku i qytezës italiane, Falciano del Massico, ku jetojnë 4.000 banorë ka dhënë urdhër përmes të cilit e ndalon vdekjen.
La Stampa raporton se nga 5 marsi në të gjithë rajonin e kësaj bashkie, banorëve të këtij vendi dhe të gjithë atyre që e gjejnë veten aty, u ndalohet që ta kalojnë kufirin e jetës.
Urdhri është urgjent, ndërsa banorët e kanë pranuar me zemërgjerësi.
Nëse dikush nuk e respekton urdhrin, atëherë nuk dihet se ku do të varroset, sepse Falciano del Massico nuk ka varreza.
Problemi ka filluar nga viti 1964 kur Falciano u nda nga vendi i quajtur Carionola, ndërsa pjesëmarrësit në negociata kishin harruar që t’i ndajnë Falcianos edhe pjesën për varreza.
Që prej asaj kohe, pas ndonjë rasti vdekjeje, familjet kërkojnë rreth e rrotull për të varrosur të afërmit.