Autoriteteve në Beograd iu është sugjeruar nga Brukseli që të mos organizojnë zgjedhje lokale në territorin e Kosovës.
Sipas Blic, vendet anëtare të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sidomos Gjermania dhe Franca, kërkojnë mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë.
Këto shtete vlerësojnë se në këtë mënyrë do të mundësohet largimi i institucioneve paralele në Kosovë.
Burimet e gazetës thonë se është thuajse e sigurt se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa nga Qeveria serbe pritet që këtë ta arsyetojnë me “pamundësi teknike”.