Kompania POWOW Entertainment ka kërkuar ndihmën e të gjithë fansave të Unikkatilit dhe adhuruesve të muzikës, për të vendosur së bashku datat e festivalit treditor që pritet të mbahet gjatë verës.
Ashtu siç kishim mësuar nga burimet tona, festivali do të mbahet për tri ditë gjatë korrikut dhe opsionet e hapura për POWOW Enterainment janë dy, 6-7-8 korrik dhe 13-15-16 korrik.
Unikkatili kishte nënshkruar për të performuar në koncertin e tij të parë dhe të fundit në Prishtinë, i cili do të mbahet gjatë festivalit të lartpërmendur, kurse për të ndihmuar organizatorin që të vendosë datën e koncertit me mbretin e repit shqiptar, klikoni këtu.
Sondazhi i hapur për datën e festivalit - Voto.