“Vetëvendosje” e çon në Kushtetuese mocionin e PDK-së

Visar Ymeri ia ka bërë një vizitë “blic” Gjykatës Kushtetuese. Gardianëve të shtetit shefi i Grupit parlamentar të lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvendin e Kosovës ua ka lënë “në dorë” një kërkesë.

Subjekti i tretë për nga fuqia politike në vend i ka kërkuar Kushtetueses përgjigje për kushtetutshmërinë e mocionit të Partisë Demokratike të Kosovës të miratuar më 20 janar në Kuvendin e Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.
Me të kryer punën me procesimin e kërkesës, Ymeri i ka treguar gazetës se lëvizja e Albin Kurtit ka deponuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese e cila konteston vendimin nr 04-V-279 të datës 20.1.2012 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e posaçërisht pikat në 1 dhe 2 të këtij vendimi“Lëvizja ‘Vetëvendosje’ konsideron se përmbajtja e këtij vendimi është kundërkushtetues për faktin se marrëveshjet ndërkombëtare janë ratifikuar me shumicën e thjeshtë të të gjithë deputetëve dhe me vendim,e jo në bazë të nenit 18 të Kushtetutës dhe të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare”, ka thënë ai.