Reperi i njohur kosovar, Lyrical Son, së shpejti pritet të vijë në bashkëpunim me grupin e njohur Ilirët.
Festim Arifi, i njohur si Lyrical Son, gjatë një interviste për Kohavizion, ka pohuar se është duke bashkëpunuar me grupin Ilirët për një projekt të ri muzikor.
Lyrical Son, njëri nga anëtarët e labelit “Pint” dhe krijues i hiteve si “Pa mu”, ”Pse t’fola”, po ashtu ka pohuar se i pëlqen shumë muzika popullore.