Wenger mohon kontaktet me PSG

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë spekulimet se ai planifikon t’i bashkohet Paris Saint Germain vitin e ardhshëm. Le Parisien zbuloi se javën e kaluar Wenger ishte takuar me përfaqësues të pronarit të PSG, Sheik Hamad-Al-Thani, në Hotel Monceau. Por Wenger ka thënë se ai do t’i mbetet besnik kontratës së tij me Arsenalin, e cila skadon në verën e vitit 2014. “Është një informacion i gabuar, më besoni. Unë gjithmonë e respektoj kontratën time”, ka thënë francezi.