Alessio: Juve është si Barca

Ndihmës-trajneri i Juventusit, Angelo Alessio, ka reaguar ndaj fjalëve të trajnerit të Shakhtar Donetskut, Mircea Lucescu, se Bianconerët janë të parashikueshëm. “Ai mund të thotë se jemi të parashikueshëm, por ne krijojmë shumë mundësi shënimi”. “Në atë rast, le ta quajmë edhe Barcelonën të parashikueshme – i njëjti njëmbëdhjetësh luanë thuajse gjatë gjithë kohës dhe të gjithë e dinë stilin e lojës që ata aplikojnë, por ata vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë e viteve të fundit”, ka deklaruar Alessio në një konferencë për media.