Rob Kardashian arsyeton ndarjen e tij nga Rita Ora, duke thënë që ajo e ka tradhtuar me shumë djem sa kanë qenë në lidhje.
Një postim i Robit në faqen e tij të Twitterit, ka shokuar fansat e shumtë të këngëtares shqitpare anë e mbanë botës.
Menjëherë pas lajmit që Rita Ora dhe Rob Kardashian janë ndarë, Robi bëri pohime shokuese me një postim të rëndë.
“Ajo më tradhtoi mua me rreth 20 djem përderisa ishim në lidhje, pyes veten se me sa do të flej ajo tani më që jemi ndarë? Por unë pyes veten, 20?!!!” ka shkruar Rob Kardashian në faqen e tij.
Por, pas 20 minutave, Robi ka fshirë të gjitha postimet që i kishte bërë më herët, megjithëse Telegrafi ka arritur të shkëpusë atë që ka thënë Robi. Ende nuk dihet sigurt nëse ka pasur fjalën drejtpërdrejt për Ritën, pasi emrin nuk ia ka përmendur, por duke marrë parasysh që ai reagoi në këtë mënyrë pikërisht pas ndarjes, i bën që këto akuza të duken tejet, tejet të rënda.