Emrave të njohur që shfrytëzojnë rrjetin social Twitter, së shpejti do t’u bashkohet edhe Papa Benedicti i XVI.
Profili i Papës do të hapet me emrin #pontifex, ndërsa do të funksionojë në tetë gjuhët kryesore të botës, thuhet në një njoftim nga Selia e Shenjtë.
Ati i Shenjtë do të flasë për çështjet fetare të javës, datat e shenjta si dhe reagime për ngjarjet kryesore botërore, si katastrofat natyrore dhe konfliktet njerëzore, ndërsa nuk do të ndjekë trendin aktual për të qëndruar vazhdimisht online.
“Papa nuk do të qëndrojë gjatë gjithë kohës me Blackberry apo iPad në dorë dhe askush nuk do ta këshillojë atë se çfarë të shkruajë”, ka thënë përfaqësuesi mediatik i Vatikanit, Greg Burke.
Edhe Papa në Twitter
20:45
Unknown