Me rezultat 5-1, Napoli e ka mposhtur Pescaran në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadio San Paolo.
Gokhan Inler (9’) dhe Marek Hamsik (15’) krijuan epërsi të dyfishtë, para se Birkir Bjarnason ta shënonte golin e nderit për mysafirët (18’).
Në pjesën e dytë u përkeqësuan gjërat për Pescaran, pasi Antonio Bocchetti u përjashtua me karton të kuq, ndërsa për vendasit u akordua penalti. Edinson Cavani ishte i saktë nga pika e bardhë (58’).
Në vazhdim, edhe Cavani (63’) edhe Inler (78’) shënuan edhe nga një herë.
Napoli mban pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se lideri Juventus.
Napoli demolon Pescaran për të mbajtur hapin
20:26
Unknown