Juventusi e ka fituar me rezultat 3-0 derbin e 226-të torinez kundër Torinos që u zhvillua të shtunën mbrëma në Juventus Arena.
Rastin e parë të mirë për të shënuar e pati skuadra që kishte epitetin e mysafirit, por Meggiorini gjuajti jashtë porte. Në vazhdim, vendasit e morën lojën në dorë, ndërsa arbitri ua mohoi një gol të sigurt duke ndalur ndërhyrje të pa lejuar në portierin e që në fakt nuk pati kontakt. Më pas, Pogba dërgoi dy goditje të forta nga distanca, por që u mbrojtën nga portieri Gillet.
Një top të bukur nga Giovinco e futi në portë mesfushori italian, Claudio Marchisio (57’), për ta zhbllokuar rezultatin. Sebastian Giovinco pranoi një asistim nga Vucinic dhe në mënyrë të qetë e dyfishoi epërsinë (67’).
Në rrjedhën e lojës, Pogba nuk arriti ta shënojë golin e merituar, ndërsa edhe Bendtner u ndal nga i jashtëzakonshmi Gillet. Një top i mirë nga Matri shkoi te Vucinic, i cili pasoi te Marchisio, ndërsa 26-vjeçari shënoi golin e dytë personal dhe të fundit në këtë takim (84’). Juventusi kryeson Kampionatin italian me pesë pikë më shumë se Napoli që të dielën luan kundër Pescaras.