UGK: Nenet 37, 38 të papranueshme

Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), ka pranuar me shqetësim miratimin e Kodit Penal të Kosovës, nga ana e Kuvendit, së bashku me nenet 37 dhe 38, të cilat e cenojnë lirinë e shprehjes dhe të medieve.

UGK konsideron se miratimi i këtyre dy neneve të Kodit Penal, pa ndryshimin e tyre është i papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Unioni i Gazetarëve të Kosovës, është pro rregullimit të legjislacionit për mediet në Kosovë, duke përfshirë edhe Kodin Penal, por, kundërshton çdo lloj tendence e cila do ta dëmtonte lirinë e tyre dhe do ta vështirësonte punën e gazetarëve”, thuhet në reagimin e UGK-së.