Sabella: Fatmirësisht Messi është argjentinas

Përzgjedhësi i Argjentinës, Alejandro Sabella, ka lëvduar asin Lionel Messi, duke thënë se kombi i tij ka fat që është argjentinas.

“Është një moment i rallë të cilin duhet ta gëzojmë. Fatmirësisht ai është nga Argjentina dhe ne mund të kënaqemi me atë që ky lojtaor bën”.
“Leo është talent i jashtëzakonshëm. Ne nuk luajmë si Barcelona, ne luajmë më keq, por ne tentojmë që t’i shfrytëzojmë kualitetet e tij në maksimum”, është shprehur Sabella.