Seldi eliminohet nga “Dancing with the stars”

Seldi Qalliu është personi tjetër VIP i cili është larguar nga Dancing with the Stars.

Seldi nuk ishte në formën e tij më të mirë përderisa në “Dance off” ishte me Afërdita Dreshajn, e cila po ashtu çaloi shumë gjatë natës së mbrëmshme, por ishte juria ajo që e shpëtoj Afërditën.
Seldi në fund ka kënduar edhe këngën “Shqipëri oj nana ime” dhe ka sjell edhe momente të patriotizmit.