Regjistrimi i mërgimtarëve nis vitin e ardhshëm

Në fillim të vitit tjetër pritet të nisë regjistrimi i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në shtetet e huaja, ka bërë të ditur ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.

Duke folur për “Tribuna Shqiptare”, ai ka vlerësuar se ky është interes shtetëror i Kosovës.
Ky llogaritet të jetë ‘ekstra-regjistrim’, prandaj gjatë publikimit të rezultateve finale të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare, nuk pritet të përfshihen edhe të dhënat aktuale për numrin e mërgimtarëve.