Dhia rrëmben veturën

Një austriak është ndier ‘pa lidhje’ kur është dashur ta thërrasë policinë dhe të raportojë se vetura e tij është rrëmbyer nga një... dhi.

Gunther Hauser teksa po voziste nëpër Radkersburg të Austrisë është detyruar të ndalet kur i kishte dalë përpara kafsha.
45-vjeçari ka dalë nga automjeti dhe është përpjekur që ta përzë kafshën nga rruga, mirëpo ajo është hedhur në veturë dhe kishte filluar t’ia hante ulëset.
Pasi e kishte thirrur policinë, ata kishin angazhuar disa fermerë që ta largonin dhinë.
“Më duhej ta bëj një fotografi të dhisë, sepse kompania e sigurimeve asnjëherë nuk do të më besonte”, ka thënë Hauser.