Hyseni: Thaçi gaboi

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, i ka quajtur të vonuara kritikat e kryeministrit Hashim Thaçi në drejtim të Brukselit.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Hyseni ka thënë se kryeministri e ka bërë një veprim jo të duhur dhe në kohën e gabuar.
Ai ka vlerësuar se këto deklarata është dashur të thuhen para arritjes së koncesioneve në kuadër të dialogut me Serbinë.
Ish-ministri i Jashtëm ka kritikuar diplomacinë kosovare për mosfunksionim, madje ai e ka quajtur MPJ-në, organizatë joqeveritare, e cila, sipas tij, nuk funksionon fare.
Ai është ndarë i pakënaqur edhe me paraqitjen e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përballë akuzave të ministrit serb.