Dyvjeçari luan me kobrën

Për shumë fëmijë anekënd botës, fotografitë e dyvjeçarit i cili luan me një nga gjarpinjtë më helmues, do të jenë shokuese për t’u shikuar.

Megjithatë, kobrat në Indi janë pjesë e punës tradicionale të argëtimit nëpër rrugë, nga të cilat mund të përfitohet mirë.
Djemtë dhe vajzat në rrugët e qyteteve të Indisë luajnë me kobra sikur ato të ishin kukulla.
Loja dhe vallëzimi me kobra është traditë disashekullore në Indi. Mirëpo, ligjet e reja e kanë ndaluar këtë lloj pune nga e cila akoma jetojnë shumë familje.