Bajrami: Jemi larg një shoqërie kushtetuese

Njeriu që ka marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës dhe tash që është duke kryesuar një komision për të ndryshuar pjesë të saj, ka dhënë vërejtjet se si akti më i lartë juridik i shtetit nuk po praktikohet, madje as nga nivele të larta.

Arsim Bajrami thotë për shoqërinë kosovare të jetë larg një shoqërie kushtetuese, shkruan Koha Ditore.
I ka quajtur demagogjike thirrjet për shtet ligjor, nëse shteti me shembullin e vet nuk funksionon si një organizatë ligjore. Në këtë kontekst ka thënë se bëhen të deplasuara kërkesat drejtuar qytetarëve, nëse ligji dhe Kushtetuta shkelen në nivele të larta. Këto kërkesa, sipas Bajramit, në raste të tilla shndërrohen në hipokrizi dhe demagogji politike dhe cenojnë themelet e shtetit demokratik.