Britania e Madhe i kërkoi Zvicrës të përfitojë të njëjtat avantazhe si ato të nënshkruara me Gjermaninë, në kuadër të një marrëveshjeje fiskale që parashikon rregullimin e të ardhurave të fshehura nga britanikët në bankat zvicerane, njoftoi Ministria zvicerane e Financave.
Ministria theksoi se sipas aplikimit të klauzolës së kombit më të favorizuar, Britania e Madhe ka informuar Zvicrën nëpërmjet shënimit diplomatik të 13 prillit 2012, se dëshironte, përsa i përket llogaritjes së pagesave unike, një kompromis në funksion të zgjidhjes së rënë dakord me Gjermaninë.
''Berna dhe autoriteti fiskal britanik ''Her Majesty’s Revenue and Customs (HMRC)'' janë në diskutim për të vendosur modifikimet e nevojshme'', theksoi i njëjti burim.
"Ne duam për kontribuesit britanik të njëjtat rregulla si të gjermanëve'', deklaroi të enjten agjencia zvicerane ATS, një zëdhënës i autoritetit fiskal britanik ''HM Revenue & Customs''.