Këngëtari kosovar Blero së shpejti pritet të vijë me një projekt të ri muzikor - një këngë të titulluar “Ajo apo ti”.
Kënga është realizuar nga Zap dhe Chirs ndërsa për tekst është përkujdesur Bubulina Krasniqi. Kjo këngë pritet të jetë një ndër hitet e radhës të këngëtarit Blero.
“Ajo apo ti” do të shoqërohet edhe me videoklip, i cili është punuar nga produksioni ‘Asha’.
Përveç kësaj adhuruesit e Bleros mund ta shohin atë edhe ne Twitter saktësisht në ‘@BleroMuharremi’.