Thaçi ngushëlloi familjen Sherifi

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sherifi dhe redaksisë së gazetës së përditshme “Zëri”, me rastin e vdekjes së gazetarit Petrit Sherifi.

“Me pikëllim e morëm lajmin për humbjen e jetës së familjarit tuaj, gazetarit Petrit Sherifi në një aksident trafiku në Gjilan.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.
Më tej thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë rolin e medias së lirë dhe të pavarur të Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.
“Vdekja tragjike dhe e hershme e Petritit, është një humbje e madhe për familjen Sherifi, por edhe për gazetarinë e shkruar kosovare”, përfundon telegrami.