Eva Longoria me shou televiziv

Aktorja e vetmuar, Eva Longoria, raportohet se është duke zhvilluar një shou televiziv për takime dashurie.

Ylli i serisë “Desperate Housewives” së fundi u nda nga i dashuri i saj Eduardo Cruz, por ajo do t’i lërë mënjanë problemet e saj të dashurisë për t’u fokusuar në serinë e ardhshme të romancave.
Sipas shtojcës Page Six të New York Post, Longoria është e angazhuar në një shou-emision të televizionit NBC që do të quhet “All About Love”, në të cilin drejtuesit e spektaklit do t’i lidhin së bashku personat e vetmuar.
Kompania produktive e aktores do të fillojë të punojë në këtë projekt të ri në muajin e ardhshëm.