Shtrenjtohen aviobiletat

Falimentimi i gjigantëve evropianë të aviacionit nuk pritet të kalojë pa pasoja edhe për pasagjerët kosovarë.

Këta të fundit së shpejti pritet të ballafaqohen me shtrenjtim të aviobiletave, pasi që në treg do të mbeten vetëm lojtarët e mëdhenj të aviacionit, të cilët do ta shfrytëzojnë monopolin për ngritje të kostos së udhëtimeve, shkruan Zëri.
Kështu thonë drejtuesit e agjencive turistike kosovare, sipas të cilëve në shtrenjtimin e kostos së fluturimeve ajror ka ndikim edhe kriza në Gjirin Persik, ku kerozina për avionë është shtrenjtuar dukshëm. Javën e kaluar Falimentojë kompania hungareze MALEV si pasoj e borxheve.