Kreu i veteranëve të UÇK-së akuzohet se votoi 150 herë

Kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli, akuzohet se ka votuar 150 herë në një fshat të Drenasit, në zgjedhjet e dhjetorit 2010.

Një prokuror i EULEX-it, bazuar në dëshmi të një vëzhguesi të “Vetëvendosjes” dhe në materialin zgjedhor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka ngritur aktakuzë për vepër penale të mashtrimit në votime dhe për dëmtim të buxhetit të Kosovës.
Siç shkruan “Koha Ditore”. Xhemajli për këtë vepër penale mund të dënohet deri në 5 vjet burgim.
Sipas Xhemajlit, këto janë shpifje dhe akuza të pabaza të Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të qëndrimeve të tij karshi kësaj lëvizjeje politike dhe liderit të saj, Albin Kurti.