Reperi amerikan Lil Wayne kishte dy arsye për të festuar Shën Valentinin, ai besohet t’ia ketë propozuar fejesën të dashurës së tij, e cila po ashtu është në pritje të fëmiut të parë të çiftit.
Krijuesi i hitit “Mirror” ia ka bërë propozimin kamarieres Dhea të martën dhe reperi nuk ka hezituar që lajmin ta bëj të ditur në Twitter. “Ajo tha Po”, shkroi Weezy në rrjetin social.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burimet e mediave amerikane besojnë se Dhea është shtatzënë. Lil Wayne tashmë ka katër fëmijë me dy të dashura tjera.