iPhone, top-telefon edhe për biznes!

Sipas një studimi të publikuar nga IDC, iPhone i Apple dhe telefonat tjerë të mençur të cilët bazohen në sistemin operativ Android do të kombinohen për të marrë pjesëmarrje të tregut të bizneseve nga rivali RIM BlackBerry, i cili për vite ka qenë sistemi më i fuqishëm operativ i atij segmenti. Në gjetjet e saj të fundit, IDC parashikon që klientët e biznesit do t’i rrisin shitjet e Android në 87.7 milionë njësi, ndërsa shifra e iPhone’ve të shitur do të jetë e përafërt me 37.1 milionë njësi, raporton Computerworld. "BlackBerry vazhdon të jetë standard i artë për sigurinë," thuhet në raportin e IDC, por duke vënë në dukje se gjithnjë e më shumë ka një interes të reduktuar në platformën e RIM nga konsumatorët dhe zhvilluesit. Dhe kjo, "pengon qëndrueshmërinë e BlackBerry për të ecur përpara." do të bëhet top telefoni i korporatave dhe se i njëjti do të arrijë në 68.9 milionë dërgesa.