Policia nuk do të lejojë zgjedhjet lokale

Forcat e sigurisë, duke përfshirë këtu pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, kanë shtuar të shtunën prezencën e tyre në lagjet veriore të qytetit të banuara me popullatë të përzier, por edhe në veri të vendit në përgjithësi, për shkak të zgjedhjeve serbe që do të mbahen nesër.

Tendencave për mbajtje të zgjedhje lokale do t’u kundërpërgjigjet policia dhe OSBE-ja, kanë pohuar zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Pjesëtarë të policisë së Kosovës nga dita e sotme janë duke punuar me kapacitet të plotë, ndërsa pritet që numri i tyre të jetë akoma më i madh të dielën, në veçanti afër vendvotimeve dhe në lagjet veriore me popullatë të përzier”, ka thënë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, transmeton Kosovapress.