Petrovic, vizitë në Monako

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Monako ku ka pasur takime të rëndësishme zyrtarë dhe drejtues të lartë atje. Ai ka takuar Marie-Pierre Gramaglia - ministre për Zhvillim dhe Urbanizëm dhe Jose Badia - ministër i Punëve të Jashtme.

Gjatë takimeve me ministrat e Petrovic i ka informuar nikoqirët lidhur me progresin e arritur në Kosovë dhe aspekte të ndryshme të qeverisjes, zhvillimit ekonomik dhe kulturor dhe për mundësitë e investimeve në Kosovë. Ka pasur një mirëkuptim të plotë për zhvillimet pozitive të shënuara dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra për informim e MAPL.

Kjo është vizita e parë zyrtare, që një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, takon strukturat drejtuese në Monako. Gjatë qëndrimit në Monako, zv.kryeministri Petrovic pritet të takohet edhe me Kryeministrin e Monakos.