Ferizajasit votojnë

Qytetarët e Ferizajt sot iu drejtohen kutive të votimit për të vendosur rreth të parit të tyre. Votimi ka nisur në ora shtatë, ndërsa mbyllet në orën nëntëmbëdhjetë.

"Janë 25 qendra të votimit, kurse 124 vendvotime me gjithsej 95.449 votues, aq sa i përmban lista votuese ", ka njoftuar Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka. “Të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet për kryetar të Ferizajt janë hapur në orën 7:00, sipas planit. Procesi është duke rrjedhur normalisht dhe po zhvillohet pa asnjë problem”
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 1 mijë e 514 vëzhgues, përfshirë vëzhgues nga OJQ vendore e ndërkombëtare dhe të subjekteve politike.
Për të parin e Ferizajt garojnë 6 parti politike, një koalicion dhe një kandidat i pavarur.
Zgjedhjet për Kryetar të Ferizajt mbahen për shkak të largimit të Bajrush Xhemajlit nga ky post, pasi që Gjykata e ka gjetur fajtor për një aksident në të cilin një person ka humbur jetën.