Situata e sigurisë në veri të vendit mbetet e pandryshuar, por problem serioz mbeten barrikadat në rrugët magjistrale. Kështu u vlerësua sot në takimin e Komitetit për Siguri që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë zhvillim që do të ndikonte në ndryshimin e situatës në veri.
“Gjendja vazhdon të mbetet e pandryshuar, ndërsa barrikadat në rrugët magjistrale vështirësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, sidomos të banorëve shqiptarë të fshatrave të Leposaviqit”.
Ai ka përsëritur kërkesën drejtuar autoriteteve të rendit që të jenë më të vendosura për zbatimin e ligjit.
Lajm të mirë Kastrati e ka cilësuar lirimin e objektit të ish-Jugobankës nga UNMIK-u, të cilin e kanë shfrytëzuar prej vitit 1999.
Lajm të mirë Kastrati e ka cilësuar lirimin e objektit të ish-Jugobankës nga UNMIK-u, të cilin e kanë shfrytëzuar prej vitit 1999.
Drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bexhet Bala, tha se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme të sigurisë.
Ai përmendi si problem serioz vazhdimin e bllokimit të lëvizjes së EULEX-it në veri nga grupet serbe dhe strukturat ilegale që veprojnë atje.
Bala gjithashtu ka përmendur si shqetësim të shtënat me armë zjarri në veri nga grupet serbe.
“Të dielën në mbrëmje grupet serbe kanë festuar në afërsi të Urës së Ibrit fitoren e Putinit në zgjedhjet presidenciale në Rusi, dukë shtënë me armë zjarri. Kjo ka shqetësuar qytetarët jo erbë në veri”, tha ai.