Di Matteo: Është natë historike

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, mendon se fitorja ndaj Napolit ishte një mbrëmje historike për Blutë.

“Për klubin do të thotë shumë të luajë ende në Ligën e Kampionëve. Dhe ju mund ta shihni se sa shumë kjo do të thotë për lojtarët. Çdokush ishte i ngazëllyer që ne bëmë një paraqitje aq të madhe”.
“Kam pasur disa net të shkëlqyeshme, por kjo mbase do të shkruhet në historinë e klubit, pasi u rikthyem nga disavantazhi prej dy golash nga ndeshja e parë. Ju e patë nga lojtarët dhe paraqitja e tyre se ata treguan pasion dhe se ata mund të kujdesen për klubin dhe tifozët. Kjo do të na japë neve një shtytje për pjesën e mbetur të sezonit”.
“Avantazhi i lojës në shtëpi ishte i rëndësishëm. Napoli mbase është më i fuqishëm në shtëpi dhe ata janë shumë të rrezikshëm në kalim, por tifozët na ndihmuan ta fitojmë ndeshje dhe secili do të ketë një rritje të vetëbesimit”, ka thënë italiani.