Rummenigge kërkon ‘Robbenin egoist’

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, beson se klubi i tij ka nevojë për një Arjen Robben egoist.

Holandezi ka pasur probleme me fitnesin dhe formën këtë edicion, ndërsa në javët e fundit e ka humbur vendin në formacionin bazë të bavarezëve.
“Shpresoj që së shpejti ta shohim edhe një herë egoizmin e tij, atë qe e ka bërë lojtar të klasit botëror”.
“Neve na duhet Robbeni djallëzor”, ka thënë Rummenigge për Bild