Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është tepër i nxehtë që ta shkarkojë menaxherin portugez, Andres Villas Boas, përkundër fitores së lartë ndaj Boltonit në Stamford Bridge të shtunën.
Sunday Express shkruan se fitorja e Chelseat ndaj Boltonit nuk ka ndikuar fare në mendimin e Roman Abramovich, i cili pret dhe një gabim të vogël nga Villas Boas për t’ia treguar derën. Gjithçka do të varet nga kualifikimi apo mos kualifikimi në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Miqtë e Abramovich i kanë thënë këtij të fundit se Chelsea këtë vit nuk ka gjasa të fitojë diçka dhe se duhet ta bëjë gati menaxherin e ri dhe lojtarët e rinj për sezonin e ardhshëm.