
David Beckham ka qëndruar në qendrën stërvitore të Chelseat në Cobham të martën, por jo për të nënshkruar me klubin londinez.
David ka shokuar prindërit e fëmijëve që janë pjesë e akademisë së Chelseat, të cilët e kanë parë atë duke motivuar djalin Brooklyn, që po iu nënshtrohej provave teknike me trajnerët e të rinjve të Chelseat.
Vizita e David Beckham në Londër ngriti spekulimet se ai mund të jetë në planet e Chelseat, por në fakt ishte djali i tij i madh ai që e tërhoqi babain në Londër.
Nuk është hera e parë që djali i Becks, Brooklyn luan futboll profesional, pasi ai ka luajtur edhe për moshat U-14 të Los Angeles Galaxy.