
Ka njerëz që ju pëlqejnë çokollatat, frutat apo edhe pijet. Por t’u pëlqejë sapuni?! Mos u çuditni, ka edhe të tillë.
Është Kerry Trebilcock, dentistja e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, e njohur si çrregullimi “Pica”. 21-vjeçarja deri më sot ka ngrënë mbi 4.000 sfungjerë enësh dhe mbi 100 sapunë – njofton Kosovapress.
E pyetur se si i preferon sfungjerët, ajo është shprehur se më së shumti i preferon me salcë domateje pikante apo mustardë. Por me kusht që të mos ndryshojë shija, do t’i preferonte edhe sfungjerët me çokollatë të nxehtë.
Çrregullimi “Pica” i bën personat të kenë dëshirë të konsumojnë sende që nuk janë ushqime, si sapuni, boja, rëra, xhami, etj.