Në dokumentet e avokatit të tij thuhet se ylli i dikurshëm i Detroit Pistons, Chicago Bulls dhe Los Angeles Lakers, ka borxh prej 808.935 dollarësh për alimentacion për fëmijët që i ka me gruan e tretë, Michalle Rodman. Veç kësaj, ai i ka borxh personal gruas së tij prej 51.441 dollarësh.
Për të gjitha këto, Rodman, i cili e provoi veten edhe si aktor, mund të përfundojë në burg.
Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, avokati Jack Kayajanian thekson se klienti i tij ka falimentuar dhe nuk mund të paguajë alimentacion e as shpenzimet tjera. Po ashtu thuhet se Rodman është “ekstremisht i sëmurë”.